Skema e përfitimeve monetare prej funksionarëve të korruptuar është përsosur, jo vetëm për të humbur gjurmët e të ardhurave të paligjshme, por gjithashtu edhe për ti investuar ato përmes pastrimit të parave. Duke mbajtur në konsideratë hetimin gjatë një viti të 33 ish zyrtarëve , Altin Dumani tregoi se rrugën që përshkojnë paratë derisa mbërrijnë në xhepat e të korruptuarve. Skema u përshkrua para 11 anëtarëve të KLP dhe nën vëmendjen e shtuar të ndërkombëtarëve.
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, ngriti shqetësimin për tej zgjatjen e seancave paraprake ndonëse ligji parashikon gjykimin brenda një muaji. Po ashtu edhe të dështimit të ligjit të ri mbi gjykimin e shkurtuar. Në këtë pikë si faktor të mbartjes së dosjeve shtoi edhe dosjet e korrupsionit për të cilat pritet përgjigje nga partnerët.
Kryeprokurori i SPAK ripërsëriti nevojën për ndërhyje në ligj mbi mandatin nëntë vjeçar të prokurorëve të posaçëm si dhe pë statusin e tyre pas mbarimit të mandatit.
“Kërkojmë të drejtën për rikandidim, shprehet Altin Dumani, jo për riemërim”
Por me një SPAK që në analizën vjetore të radhës konsideron se presionet janë të vazhdimësi nga faktorë politikë, mediatik si dhe nga krimi I organizuar, prokurorët e posaçëm vërejnë se referimet e institucioneve jane ulur dhe se denoncimet më të shumta I kryen qytetarët dhe shoqëria civile. Altin Dumani drejton nje thirrje për bashkëpunim.
































Leave a Reply