Nis fushata e zgjedhjeve parlamentare 2025!

Partia Demokratike në opozitë dhe koalicioni i saj i #Shqipërisë Madhështore” nisi fushatën në sheshin Nënë Tereza të premten në mbrëmje, me shumë flamuj amerikanë dhe me një strateg nga SHBA, ndërsa Sali Berisha shpalli objektivin për t’u bërë kryeministër. Nëse fiton, kjo do të jetë hera e tretë qëmund të marr pushtetin.

Pothuajse në të njëjtën orë, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë duke kërkuar, para së gjithash mbështetjen e grave. Hapja zyrtare e fushatës për socialistët u bë në Sheshin Skënderbej të shtunën në mesditë, ku udhëheqësit e qarqeve premtuan njëri pas tjetrit rezultate në mandate edhe më të mëdha nga sa PS pati fituar në zgjedhjet e vitit 2021.

Të dyja partitë kryesore në vend, PS dhe PD, kanë qeverisur vendin përgjatë tre dekadave e gjysmë, në të cilat, që të dyja janë përballur, në nivele të ndryshme, me skandale të njëpasnjëshme korruptive. Ato kanë favorizuar njëra-tjetrën me disa marrëveshje që kanë fuqizuar udhëheqësit përkatës dhe kanë penguar zhvillimin e forcave të reja politike, ndërsa në zgjedhjet e Majit pritet nje garë e forte mes partive.

Berisha, i cili ka qeverisur vendin si president në periudhën 1992-1997 dhe pastaj si kryeministër në periudhën 2005-2013, është aktualisht në gjykim i akuzuar për korrupsion. Ai deklarohet i pafajshëm dhe pretendon se prokurorët dhe gjyqtarët janë të motivuar politikisht për të ngritur akuza kundër tij.

Rama, i cili ka qenë kryebashkiak i Tiranës nga viti 2000 deri në vitin 2011 dhe kryeministër nga viti 2013 deri më sot, kërkon mandatin e katërt radhazi, ku shumë funksionar, ish ministra dhe ish kryetar bashkisë, përfshirë Kryetarin aktual te Bashkisë Tiranës z Veliaj, që është në arrest me burg i dyshuar për korrupsion.

Dy partitë e mëdha me një histori te gjatë qeverisjesh, garojnë PD me nr 1, dhe PS, me nr 5 në fletën e votimit.

Si edhe në të shkuarën, Berisha po garon me premtim për taksa të ulëta dhe pensione të larta apo minimum jetik në masën 200 euro. ndërsa Rama premton ujë 24 orë, 200 euro si dhe deklaron, se një votë kundër tij do të mbyllë derën e Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

Tre grupime politike të dala në një mënyrë apo një tjetër nga PD garojnë në zgjedhjet e 11 majit, krahas disa partive të tjera në kualicion.

Mes grupimeve të ndara nga Partia Demokratike në opozitë, partia  Mundesia e deputetit Agron Sheha me ambicje dhe mbeshtetje financiare, mqs Shehaj është një bisnesmen ne fushën e industrisë së Call Centerave.

Lëvizja Bashke një parti politike e orientuar majtas, garon për herë të parë në zgjedhje parlamentare.

Lëvizja Bashkë mban numrin 2 në fletën e votimit.

Nisma Shqiperia Behet e Adriatik Lapaj dhe partia Nisma Thurrje e Endri Shabani , jane ne nje kualicion dhe ne fleten e votimit mbajne nr 6.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike  Luzim Basha garon me logon Koalicioni Euroatlantik. Koalicioni Euroatlantik mban nr 4 në fletën e votimit.

Një grup tjetër i shkëputur nga Partia Demokratike ka hyrë në garë me koalicionin Djathtas për Zhvillim dhe udhëheqësit e saj janë Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibej, që të dy në listat e hapura. Kjo forcë mban numrin 9 në fletën e votimit.

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, mban numrin 11 në fletën e votimit.

Rreth dy të tretat e parlamentit të ardhshëm pritet të dalin nga listat e mbyllura të kandidatëve të përcaktuara kryesisht nga kryetarët përkatës të partive të mëdha ndërsa rreth një e treta është në garë për listat e hapura.

Leave a Reply

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *