Protestat në Serbi nisën edhe mëngjesin e sotëm. Në Novi Sad, protestuesit bllokuan ndërtesën e institucioneve gjyqësore në shenjë pakënaqësie për arrestimet e kryera. Ndërkohë, Vuçiç ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.Protestat antiqeveritare në Serbi vijuan edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në disa qytete të vendit, në Valjevë, Obrenovac, Sremska Mitrovica, por edhe në Beograd, ku tubimi ishte planifikuar pas një pushimi një ditor.
Gjatë protestës në Beograd, demonstruesit shkatërruan ambientet e Partisë Progresive Serbe në Palilula dhe në Zemun, ndërsa pasi policia i largoi, në njërën prej tyre shkoi edhe presidenti Vuçiç.
Protestat vazhduan edhe sot. Në Novi Sad, demonstruesit bllokuan Pallatin e Drejtësisë në shenjë proteste për arrestimet. Bllokada filloi rreth orës 6:00 am dhe studentët deklaruan se ishte një akt rezistence “kundër arrestimeve të pabaza dhe dhunës ligjore që po kryhet këto ditë kundër kolegëve dhe miqve tanë”.































Leave a Reply