
Zbardhet dosja e SPAK për operacionin Ura që çoi në goditjen e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Itali. Me vendim të GJKKO, janë lëshuar 29 masa sigurie për anëtarët e këtij grupi,me urdhër arresti nga SPAK, ku më të rëndësishmit janë Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, një ndër emrat kryesor të këtij grupi, që manaxhonte trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Italisë, përmes ‘korrierëve’. Ndaj tij rëndojnë katër vepra penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ,veprimtari kriminale”, kryer në bashkëpunim të grupit të grupit të strukturuar kriminal.Një tjetër emër është ai i Indrit Tafilit, ndaj të cilit rëndojnë po të njëjtat akuza. Deri më tani, janë ekzekutuar 12 masa sigurie.
Mes emrave është edhe ish-polici Altin Morina, i arrestuar në muajin prill në kuadër të operacionit Revanshi. Atij i është komunikuar masa e sigurisë në ambientet e paraburgimit ku ndodhet. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Ekil Nderjakun në trafikun e lëndëve narkotike. Emri i Nderjakut del gjithashtu në dosjen në fjalë, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie.
Ndërkohë, për nëj prej emrave më të rëndësishëm Adi Çoba, është lëshuar masë sigurie nga autoritetet italaine. Çoba organizonte trafikun e drogës në pjesën italiane, dhe sillte paratë në Shqipëri. Interesante është evidentimi i një marrëdhënjeje të rëndësishme, mes Elvis Doçit, i quajtur ‘Visi i Pojës’, nipi i Xhevdet Troplinit, dhe Adi Çobës.






























Leave a Reply