SPAK- Operacion në katër qarqe të vendit, arrestime të bujshme.

Zbërthimi i aplikacionit Skyecc ka zbuluar një grup kriminal që akuzohet për 7 episode trafiku ndërkombëtar droge dhe për vepra të tjera penale. 7 janë vënë në pranga dhe 6 të tjerë nuk në kërkim pasi nuk janë gjetur në Shqipëri. Mes të arrestuarve edhe një punonjës policie që i jepte të dhënat e TIMS trafikantëve. 

Një operacion i shtrirë në 4 qarqe të vendit dhe i drejtuar nga SPAK ka çuar në pranga 7 persona dhe ka shpallur në kërkim 6 të tjerë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine në Evropë.

Të identifikuarit si Vilson Aleksander Roçi,  Akil  Alushi, A. Gj., M. Gj., J. (alias I) M. dhe S. L., janë arrestuar në valën e opeacionit, Erjon Dani është vetëdorëzuar në komisariatin e Himarës. Ky i fundit, në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Ndërsa 6 të tjerët, Ledri Lulashi Lorenzo Çadri (Alias)Hysko (Alias) Isufi, Sokol Masha, K. M., D. H., E. R., janë shpallur në kërkim.

Grupet kriminale në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë, të zbuluara nga transkriptimi i bisedave në Skyecc akuzohen për 11 episode kriminale, përfshirë 7 raste trafikimi droge, 3 të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe një tjetër të një ish drejtuesi policie për shpërdorim detyre.

Rasti lidhet me Erion Danin, që në periudhën për të cilën SPAK ka zbuluar aktivitetin kriminale ka mbajtur detyrat e shef të krimeve dhe zv.shefit të komisaritit nr. 3 në Tiranë.  Dani, ka vënë në dispozicion informacione të marra nga sistemi TIMS, njërit prej trafikantëve me iniciale K. M, dhe tashmë do të përgjigjet për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sa i përket grupit që ka kryer 7 episodet e trafikimit ai përbëhet nga 10 anëtarë të cilët gjatë viteve 2020-2021 kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Vetëm nga këto episode të zbardhura atyre u janë sekuestruar 3.585 kg kokainë., 701 kg canabis sattiva dhe 4.2 kg heroinë. Njëri prej anëtarëve të grupit S.M akuzohet edhe se ka tentuar të trafikojë drejt Italisë 55 shtetasve sirianë, të cilët janë zbuluar më 8 janar 2021 në grykëderdhjen e Vjosës nga autoritet shqiptare.

Gjithashtu ish shefi i krimeve Erion Dani, së bashku me pese persona të tjera gjatë vitit 2020 akuzohen për tre episode të  Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ata dyshohen per premtime per përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim tek funksionarë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurimit personal apo zbutjen e masës së dënimit në episodet respektive. Në një rast ofruan 7500 euro ndërsa në dy episodet e tjera nga 4000 euro.

Gjatë operacionit SPAK ushtroi 12 kontrolle banesash, automjetesh, dhe personash, ku sekuestroi 5 makina, 38.970 Euro,  8  telefona celularë  kokainë, armë, etj. Gjatë kontrolleve u arrestua edhe një person tjetër për armëmbajtje pa leje.Të gjashtë personat në kërkim nuk janë gjetur në Shqipëri dhe jane shpallur ne kerkim nderkombetar.

#albania

#SPAK

@profesionistetelirepershqiperine

Leave a Reply

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *